Plenkoviq: Kroacia është që të sigurojë mbështetje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Organizimi i Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb dhe hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, janë ndër prioritet kryesore të kryesimit të Kroacisë me BE, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në fjalimin para Parlamentit Evropian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, duke prezantuar prioritet e kryesimit kroat me BE, Plenkoviq para eurodeputetëve porositi se Kroacia nuk e fsheh ambicien që të përpiqet të siguron mbështetje nga vendet anëtare të BE për fillim të negociatave për anëtarësimin e vendit dhe Shqipërisë.

“Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian dhe propozimet për përmirësimin e metodologjisë së procesit të negociatave do të jenë të rëndësishme. Për besueshmërinë e politikës së zgjerimit është e rëndësishme që t’iu përmbahet parimeve të respektimit të kritereve politike dhe përparimit individual. Çdo vend kandidat duhet të vlerësohet mbi rezultatet e tij, me çka qëllimi përfundimtar të negociatave të jetë anëtarësimi në BE. Ky duhet të jetë fokusi kryesor i politikës së zgjerimit”, theksoi kryeministri kroat Plenkoviq.

Plenkoviq rikujtoi se Parlamenti Evropian pas vetos franceze muajin tetor të vitit të kaluar, miratoi rezolutën me të cilën mbështetet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në të cilën nënvizohet rëndësia e zgjerimit, si për vendet kandidate ashtu edhe për BE-në.

Me këtë, sipas Plenkoviqit, euro-deputetët e vërtetuan përkushtimin drejtë politikës së besueshme të zgjerimit të BE-së.

Kryeministri kroat potencoi se takimi në majën e Zagrebit në muajin maj do të mbahet 20 vite pas Samitit të parë në Zagreb, i cili “e hapi perspektivën evropiane për Evropën Juglindore dhe për marrëveshjet për stabilizim dhe asociacion”.