Pjesëtarët e EULEX-it nxjerrin pako nga shtëpia e Veselit

Zyrtarë hetues të zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë hyrë në banesën e Kadri Veselit. Ata me vetë kanë pasur edhe disa pako.

Ndërkohë, para selisë së PDK-së janë duke qëndruar deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, si dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së, por të cilët deri më tani nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se a ka filluar bastisja në zyret e kësaj partie.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara dhe i njëjti është dërguar në Hagë.

10:13   Pjesëtarët e EULEX-it kanë nxjerr disa prova nga shtëpia e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Batisja ka nisur para disa orëve me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

EULEX-i po asistohet edhe nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në të njëjtën kohë bastisje po kryen edhe në shtëpinë e ish presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

***

EULEX-i nuk po kryen bastisje në selinë e partisë, por në banesën e ish-liderit të partisë, Kadri Veseli, e cila gjendet aty afër.

****

Forca të EULEX-it kanë hyrë para pak minutash në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ende nuk dihet nëse aty ata do të kryejnë bastisje apo cila është arsyeja e pranisë së tyre në selinë e PDK-së.

Policia e EULEX-it momentalisht është duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçit.

Ky zhvillim vjen pas konfirmimit të aktakuzës kundër ish-kreut të kësaj partie, Kadri Veseli, i cili tanimë ndodhet në Hagë.