Pjesë e hetimeve edhe Rita Ora, Instagrami merr masa

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka hetuar aplikacionin pasi shumë të famshëm po promovojnë biznese ose shërbime pa bërë të qartë faktin se këto postime janë të sponzorizuara dhe rrjedhimisht të ardhurat nga këto marrëveshje mbesin të padeklaruara, shkruan ABC news.

Pjesë e këtyre hetimeve ku janë gjetur gabime në mos deklarim të partneritet reklamues ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, transmeton lajmi.net.

Rita përpos këngëtare, prej kohësh është edhe influencuese në rrjete sociale, duke fituar shuma të majme parash nga bizneset me të cilat ka partneritet.

Pjesë e hetimeve janë edhe Ellie Goulding, Michelle Keegan, Alexa Chung, Rosie Huntington-Whiteley, Mario Falcone, Zoe Sugg, Megan McKenna dhe Chloe Simms.

CMA deklaroi se Instagramka rënë dakord se do të fillojë të përdorë teknologjinë dhe algoritmet e saj për të zbuluar postimet ku reklamat mund të mos jenë deklaruar qartë dhe t’i raportojë ata përdorues tek bizneset që promovohen.