Përvoja e shefave të mëparshëm të inteligjencës karshi Richard Grenell

Si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, ambasadori Grenell do të menaxhojë Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, FBI-në dhe CIA midis agjencive të tjera, si dhe do të këshillojë presidentin për çështjet e inteligjencës.
Presidenti Trump njoftoi emërimin përmes rrjetit social ‘Twitter’ të mërkurën, duke thënë se Grenell kishte “përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë” si ambasador.

Megjithatë, në lidhje me këtë vendim ka shprehur skepticizëm ish oficieri i CIA, John Sipher.

“Kjo është një pozitë që kërkon udhëheqje, menaxhim, substancë dhe fshehtësi,” tha Sipher për ‘New York Times’.

Siç raporton BBC, disa zyrtarë dhe aleatë të Trump janë të shqetësuar se Richard Grenell iu dha pozita bazuar kryesisht në besnikërinë e tij ndaj presidentit amerikan.

Kush tjetër shërbeu si drejtor inteligjence në SHBA?

John Negroponte ishte drejtori i parë i inteligjencës, i emëruar më 2005-ën. Ai ishte një anëtar i shërbimit të karrierës së huaj, duke përfshirë shërbimin si ambasador në Kombet e Bashkuara dhe Irak, si dhe ishte zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar i presidentit Ronald Reagan.

Mike McConnell ishte admiral në pension dhe profesionist i zgjuar i inteligjencës, i cili ishte drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare para emërimit të tij në rolin kryesor të spiunit më 2007-ën.

Dennis Bler ishte një admiral në pension, i graduar me katër yje, ish-kreu i Komandës së Paqësorit të SHBA dhe ish drejtor i Shtabit të Përbashkët në Pentagon; ai gjithashtu shërbeu si drejtor i asociuar i drejtorit qendror të inteligjencës ushtarake nën presidentin Bill Klinton.

James Clapper ishte Gjeneral Toger në Forcën Ajrore të SHBA-ve dhe drejtor i agjencisë së inteligjencës së mbrojtjes; ai shërbeu në inteligjencë pas sulmeve të 11 shtatorit dhe mori doktoratë nderi nga Kolegji i Përbashkët i Inteligjencës Ushtarake. Ai dha dorëheqjen si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare në mbarim të mandatit presidencial të Barack Obamës.

Dan Coats, i cili la postin në vitin 2019, ishte veteran i ushtrisë, ish-senator amerikan nga Indiana dhe ambasador në Gjermani.