Etem Xheladini
Me keqëardhje konstatojë se 29 Gushti po kujtohet individualisht me rastin e 32 vjetorit të demonstratës në Kumanovë për mbrojtjen e Arsimin Shqip.




Përkujtimi pa ceremoni e manifestime të organizuar të çdo date historike, qoftë protestë e çfarëdo forme tjetër për kauzën kombëtare, si rezistencë popullore dëshmon se ne jemi popull që vlerat që lanë gjurmë, e sollën ndryshime, sa duket nuk i vlersojmë e çmojmë.
Kjo ne jap mesazhin se vetë protogonistë, sidomos institucionet arsimore e sektori civil, që merren me problemet e arsimit shqip, si SHASH ” Naim Frashëri” e tjerë, të ndryshonë strategjinë e kësaj amollie nê favor të përkujtimit të kësajë date historike qê lanë gjurmë në kauzën kombëtare për përmirësimin e kushteve të shqiptarëve.
Prandajë kjo datë historike duhet të shënohen , ndërsa pa dyshim dëshmorët, martirët, luftëtarët e protagonistët e ngjarjeve duhet të nderohen, vlerësohen e të çmohen.
Ky, përvjetorë i 32 të, i kësaj lëvizje që ishte një përpjekje për ndryshim, jo vetëm në sistemin arsimor në vendin tonë, por edhe ndryshim rrënjësor në mirëqenien e shqiptarëve të Maqedonisë, duhet të kremtohet nga institucionet shtetrore qoftë kulturore po edhe historjanëve, që mos të ndihen tê zhgënjyer ata që sakrifikuan, kontribuan atëbotë, e ku sot po degradohen në mënyrën më të keqe të mundshme.
Kjo neglizhencë vjen si pasojë e asaj , që nga pluralizmi politik ne ballë të zhvillimit të proceseve te shumta, patëm dhe vazhdojmë të kemi edhe nga ata që ishin kundërshtarë të lëvizjes e luftës sonë për barazi, ose të heshtuar asajë kohë si qytetar lojal.
Pikërisht politikëbërja e këtyre politikanëve ia ka zbehur kuptimin protestës e rezistencës së lavdishme në perkujtimit të kësajë date, sepse çdo vlerë me vetëdije e shndërruan në antivlerë e harresë.