Përurohet pulla postare “25 Vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës”

Me rastin e 25 vjetorit të Universitetit të Tetovës, Posta e Maqedonisë së Veriut e ka lëshuar në qarkullim pullën postare “ 25 Vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës”.

Përmes pullës postare, promovohet historiku, veprimtaria e bujshme arsimore – shkencore dhe roli i jashtëzakonshëm i Universitetit të Tetovës në proceset gjithëkombëtare.