Ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente, në Këshillin për siguri te Pendarovski informuan për aktivitetet për strehimin e personave nga Afganistani për të cilët janë bërë të gjitha kontrollet dhe protokollet e nevojshme për qëndrimin e tyre në shtetin tonë, transmeton TV21. Këshilli për siguri i propozoi qeverisë që në afat të shkurtër të formohet grup i punës i cili do ta shqyrtojë gjendjen e sistemit për menaxhim të krizave. Duke pasur i pasur parasysh gjendjet me zjarret që ndodhën periudhën e kaluar, grupi i punës duhet të propozojë masa konkrete me qëllim që sistemi për menaxhim të krizave të jetë më funksional dhe më efikas.
Maqedoni Personat nga Afganistani dhe zjarret, pika kryesore në Këshillin për Siguri te...