Përsëri tensione në kufirin greko-turk

Dje, pati incidente të reja në kufirin Greko-Turk me ndërprerje, nga mëngjesi deri në mbrëmje, njoftojnë mediat lokale, raportoi korrespodenti i MIA në Athinë.

Sipas të njëjtit informacion, policia greke u sulmua me gaz lotsjellës nga ana turke dhe kishte një përpjekje të re, të pasuksesshme për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi nga Turqia.

Një grup migrantësh shkaktuan dëme të vogla në një pjesë të gardheve parandaluese në përpjekje për ta shkatërruar atë, por u parandaluan nga policia greke.