Përplasje të ashpra mes policisë greke dhe migrantëve

Edhe në ditën e shtatë pas lëshimit nga kampet, vazhduan përplasjet ndërmjet emigrantëve dhe policisë greke. Një grup refugjatësh të mbledhur sot në anën turke të kufirit tashmë të mbyllur me Greqinë, sulmuan policinë në përpjekje për të hyrë ilegalisht në vend. Pak para orës 9 të mëngjesit incidentet filluan dhe policia greke u përgjigj me gaz lotsjellës. Për 12 orë, sipas burimeve qeveritare greke, në rajonin e Evros janë parandaluar mbi 1.800 tentativa për hyrje ilegale në Greqi, ndërsa janë arrestuar 8 persona, nga të cilët 7 nga Afganistani dhe 1 nga Siria.

Të dhënat e fundit në total e çuan shifrën e mbi 36 mijë rasteve të penguara, ndërsa 252 raste të arrestuar të persona, që përpiqeshin ilegalisht të kalojnë nga Turqia për në Greqi. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Afganistani dhe Pakistani, të tjerët nga Siria, Iraku, Irani, Somalia.

Ndërkaq, në një takim në Zagreb, Ministrat e të jashtëm të vendeve anëtarë të BE-së po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për të mos lejuar një krizë të emigrantësh si në vitin 2015. Shefi i diplomacisë së BE-së Joseph Borrell u tha gazetarëve se BE duhet ta kuptojë që Turqia mbar një ngarkesë të madhe. Por në të njëjtën kohë, ai tha se nuk mund të pranojnë që emigrantët të përdoren si një mjet presioni.

Qeveritë e BE-së sot do të shqyrtoj nëse do të siguroj më shumë para për refugjatët, por nuk do ta lejojmë Turqinë që të keqpërdorin emigrantët si një lloj pazari për t’i arritur qëllimet e tyre – tha Joseph Borrell, Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian.

Ndërkaq autoritetet e vendit tonë thonë se situata në kufirin jugor është e qetë. Me gjithë kontrollet e shtuara nga armata dhe policia, kalime ilegale janë evidentuar mëngjesin e sotëm në rajonin e Strumicës – Radovishit konfirmuan nga policia.

Gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur 43 emigrantë . Automjeti është me targa të Shkupit, ndërsa shoferi është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet padi konkrete – thonë nga MPB.

Ky është rasti i katër i kapjes së emigrantëve brenda një jave. Fillimisht u kapën 40 emigrantë dhe në 1 mars u kapën edhe 78 të tjerë në një kamion në afërsi të Shtipit, kurse dje u kapën 17 të tjerë.