Përplasje për rrugën Shkup-Bllacë në Kuvend, Zaev i tregon Milloshovskit kur nis projekti (VIDEO)

Zvarritja e fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë ka përplasur në Kuvend kryeministrin Zoran Zaev dhe deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, shkruan gazeta LAJM. Milloshovski akuzoi Zaevin se nuk ka mbajtur premtimin për fillimin e punimeve brenda vitit 2019, por Zaev tha se një ditë më parë është përzgjedhur kompania që duhet të kryejë punimet dhe se së shpejti pritet të nis ndërtimi i 2.5 kilometrave të para të kësaj rruge që zvarritet prej vitesh.

“Në fund të vitit 2018 kryeministri në ikje, i cili numëron edhe 7 ditë, tha se në vitin 2019 do të fillojë të ndërtohet Qendra e re Klinike, autostrada Shkup-Bllacë dhe do të nis ndërtimi i hidrocentraleve Çebren dhe Galishte. Pyetja ime është, a keni gënjyer atëherë dhe çka do të gënjeni sot sepse 2019-ta kaloi”, tha Milloshovski.

“Tenderi i parë për rrugën Shkup-Bllacë për fat të keq ishte i pasuksesshëm dhe kjo është arsyeja pse nuk filluam me ndërtimin e kësaj rruge. Tenderi i dytë ishte i suksesshëm. Mbrëmë më informuan se është zgjedhur kompania për ndërtimin e kësaj rruge. Sapo të përfundojnë procedurat ankimuese, nëse gjithçka do të jetë në rregull, menjëherë nisim me ndërtimin e 2.5km të para. Besoj, në kuartalin e parë do të arrijmë ta shpallim tenderin edhe për 10 kilometrat tjera”, tha Zaev./Gazeta LAJM

Përplasje për rrugën Shkup-Bllacë në Kuvend, Zaev i tregon Milloshovskit kur nis projekti

Përplasje për rrugën Shkup-Bllacë në Kuvend, Zaev i tregon Milloshovskit kur nis projekti

Posted by Lajm TV on Thursday, December 26, 2019