Përmbaruesit, përgatiten ndryshimet ligjore

Ulja e kostove të zhbllokimit të llogarive të transaksionit, vendimi i përmbarimit të mos mund të dorëzohet në afat prej dhjetë viteve, përmbaruesit të mos kenë opsion të arkëtojnë shuma astronomike të qytetarëve për borxhet e vjetra. Këto janë vetëm disa nga projekt-ndryshimet e reja në Ligjin për përmbarim, që po e përgatit Ministria e Drejtësisë. Autoritetet thonë se ekziston problem real për miratim të shpejtë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Një pjesë tjetër me të cilin kanë problem qytetarët është Ministria e Financave. Këto janë shumat që bankat marrin për bllokim dhe zhbllokim të llogarive të tyre. Por, këtë duhet ta zgjidhë Ministria e Financave”-tha Oliver Ristovski, ministër i Drejtësisë.

Nga financat thonë se ata janë duke punuar së bashku me Bankën Popullore për të hartuar rregullativë të re në këtë fushë.

Ligji i ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave është parashikuar të miratohet vitin e ardhshëm. Rregullorja e re do të lejojë rritjen e konkurrencës në ofrimin e shërbimeve të pagesave, dhe duke forcuar mekanizmin e tregut do të kontribuojë në një furnizim më të madh dhe më konkurrues të shërbimeve”-thonë nga Ministria e Financave.

Secila prej bankave komerciale në vend ngarkon sipas çmimores së vet për bllokimin dhe zhbllokimin e llogarisë së qytetarëve. Çmimi që paguhet nga qytetarët, sipas ankesave të tyre është nga 1.500 deri në 2.500 denarë. Sidoqoftë, Shoqata e Bankave të Maqedonisë thotë se janë informuar dhe se po përgatitet një ligj i ri. Shoqatat civile që protestojnë kundër punës së përmbaruesve pretendojnë se aktualisht janë 80.000 qytetarë dhe 40.000 firma me llogari të bllokuara nga përmbaruesit. Qëndrimi i përmbaruesve është se ata punojnë sipas ligjit. Saktësisht një vit më parë u shpall një Ligj i ri për përmbarimin, me të cilin premtohej të vendoset rend në veprimtarinë përmbarimore. Por për momentin nuk është i zbatueshëm në terren./Alsat