Përleshen simpatizantët e VV-së dhe LDK-së në Podujevë (VIDEO)

Përleshen simpatizantët e VV-së dhe LDK-së në Podujevë (VIDEO)

 38 minuta më parë

Mbështetësit e Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë janë përleshur, sot, në tubimet e fundit të fushatës zgjedhore për kryetar të kësaj komune.

Pamje nga përleshja e simpatizantëve janë publikuar në rrjete sociale.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast, dhe të njëjtit kanë thënë se akoma nuk kanë informacione zyrtare se çfarë ka ndodhur.

Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen, të dielën, me datën 29 nëntor 2020. Në garë janë Nexhmi Rudari nga LDK-ja, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.