Përhapja e koronavirusit, merret vendimi për “Eurovison”

Festivali i Këngës Evropiane “Eurovision” është anuluar për shkak të koronavirusit.

Kjo gjë u bë e ditur përmes faqes zyrtare të “Eurovisionit” në Facebook, ndërsa vendimi është marrë në bashkëpunim me EBU-në.

Në njoftim thuhet se gjatë këtyre javëve është tentuar që në gjendet një alternativë për të vazhduar festivali, por nuk u arrit një gjë e tillë.

Përhapja e koronavirusit në Evropë, ka bërë që të merret një vendim i tillë nga organizatorët.

Festivali “Eurovision” do të mbahet më 2021, ndërsa nikoqir do të jetë Rotterdami, ashtu siç ishte planifikuar për këtë vit.