Përfundon takimi, Kurti dhe Mustafa ikin pa treguar se çfarë u bisedua

Të njëjtit nuk janë deklaruar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e qeverisë.

Pas takimit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa nuk është deklaruar për media ndërsa raportohet se Albin Kurti i VV-së ende ndodhet në Kuvend.

Mustafa para takimit u shpreh optimist për arrtijen e marrëveshjes me Vetëvendosjen, por siç duket një gjë e tillë nuk ndodhi.

Posti i kryeparalamentarit i ka lënë dy partitë të bllokuara, kjo pasi LDK po insiton që ta ketë këtë post dhe Glauk Konjufca i VV-së të dorëhiqet.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu deklaroi sot se LDK nuk heq dorë nga kërkesat e fundit që ia kishte parashtruar Vetëvendosjes.

Ndërkohë sot është raportuar se VV i ka ofruar një post ministror më shumë LDK-së, por këta të fundit nuk janë pajtuar.