Përfundojnë festat: Mërgimtarët fillojnë të marrin rrugën për në vendet nga kishin ardhur

Pas festës së natës së Vitit të Ri, duke se mërgimtarët kanë marrë rrugën për ta lëshuar Kosovën dhe të shkojnë në vendet e Europës ku ata jetojnë.

Një numër i madh i mërgimtarëve kanë qenë për pushime në Kosovë për fundvit edhe pse prezent ishte pandemia COVID-19.

Mirëpo pas festës së mbrëmshme duket se disa nga ta kanë marrë rrugën për në Europë, në shtetet ku ata jetojnë.

Duke pasur parasysh rregullat e disa shteteve për karantinim, disa mërgimtarë po lëshojnë Kosovën qysh në ditën e parë të vitit 2021.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, fluksi në pikën kufitare të Merdares ka nisur të rritet lehtë për në dalje të Kosovës.

Pritjet rreth orës 08:45 aty kanë qenë deri 10 minuta, ndërsa kolona ka qenë e gjatë deri në 50 metra.

Në pikat tjera gjendja është e qetë, derisa Merdare është kufiri që frekuentohet më së shumti nga mërgimtarët për të hyrë apo për të dalur nga Kosova.

Më poshtë keni raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.