Përfundoi izolimi nga Koronavirusi në Japoni, në Kinë të mërkurën asnjë rast vendor

Në Japoni ka rënë intensiteti i përhapjes së koronavirusit deri në atë masë, saqë qeveria ka ndërpre gjendjen e jashtëzakonshme edhe në rajonin më të goditur, Hokaido. Gjatë ditës së djeshme në këtë shtet fqinj të Kinës janë shënuar vetëm tre raste të reja. Japonia kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme që në fund të shkurtit. Tani mbetet në fuqi rekomandimi për qytetarët të mbeten në shtëpi, por jo si obligim, siç ka qenë me masat e jashtëzakonshme. Numri ka rënë edhen Kinë, ku të mërkurën për herë të parë nuk është shënuar asnjë rast i ri vendor me koronavirus, por vetëm 34 raste te persona që kanë ardhur nga jashtë vendit. Koronmavirusi ka humbur intensitetin edhe në Korenë e Jugut dhe në Singapur, vende që ishin poashtu në zonën e rrezikut. Në këto vende tani kryesisht shënohen raste që vijnë nga vende tjera.