Përfshihet nga flakët apartamenti në Fushë-Krujë, dy të moshuar brenda në banesë

Një apartament është përfshirë nga flakët në Fushë-Krujë.

Mësohet se apartamenti ndodhet në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Punëtori’.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Sakaq, bëhet me dije se në apartament jetonin dy të moshuar Vojsava dhe Bilbil Hoxha, të cilët nuk pësuar dëmtime.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.