Larg syrit të publikut, filloi vizita tre-ditore e Misionin Reaktiv të UNESCO-s në Ohër. Pas turneut dy-ditor në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, i cili është nën mbrojtje që prej vitit të kaluar, tre përfaqësues të kësaj organizate botërore, së bashku me autoritetet qendrore dhe lokale të vendit, duhet në vendngjarje të binden, çfarë dhe si është plotësuar nga gjithsej 19 rekomandimet e vitit të kaluar, që rajoni të mos renditet në listën e rajoneve të rrezikuara. Pas dyerve të mbyllura u mbajt takimi me organizatat e shoqërisë civile, që ende pretendojnë se është bërë shumë pak nga ajo që ka kërkuar UNESCO.
“Autoritetet në vend se të përkushtohen në zbatimin e plotë të rekomandimeve që i dha misioni, ata u përkushtuan në atë kinse po bëjnë diçka, ndërsa në fakt siç shihet në realitet nuk është plotësuar asgjë nga ajo që u premtua. E shihni se asnjë objekt, edhe pse kemi regjistër të objekteve pa leje dhe vendime për prishje, asnjë objekt i paligjshëm nuk është hequr tërësisht”-tha Dragana Velkovska, Ohrid SOS shoqata për mbrojtjen e kafshëve.
OJQ-të shpresojnë se pas këtij misioni UNESKO do të përgatitë raport adekuat dhe se do e urdhërojë cilëndo qeveri pas zgjedhjeve çfarë do duhet të bëjë. Është paraparë misioni i UNESKO-s bashkë me autoritetet lokale dhe ato qendrore të vizitojnë disa objekte që do duhet të largohen.