Përdhunuan dhe vranë një studente, 4 burra ekzekutohen me varje

Janë ekzekutuar me varje katër burra indiane të dënuar për përdhunim dhe vrasjen e një studenteje në Delhi në vitin 2012 . Akshay Thakur, Vinay Sharma, Paëan Gupta dhe Mukesh Singh u varën në burgun e sigurisë së lartë në Tihar të kryeqytetit në ekzekutimet e para në Indi që nga viti 2015. Studentja 23-vjecare vdiq nga plagët disa ditë pasi u dhunua nga burrat në një autobus në lëvizje. Incidenti shkaktoi zemërim dhe çoi në ligje të reja kundër përdhunimit në Indi.