Nën dyshimin për praninë e koronavirusit policia gjermane në vendkalimet kufitare ka refuzuar t’u lejojë hyrje në vend 196.000 personave, publikoi dje “Bild am Sontag”, para heqjes së sotme të kontrolleve shëndetësore të udhëtarëve në kufi.
Numri i hyrjeve të refuzuara ka të bëjë me periudhën deri më 11 qershor, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehofer për “Bild amSontag”.
Ai tha se kontrollet kufitare bëhen nga 16 marsi, kur ishin vendosur përkohësisht, ndërsa deri tani i kanë kryer 6.000 policë.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se deri tani 122 policë janë infektuar. Gjermania sot duhet t’i heq kontrollet kufitare të vendosura për shkak të pandemisë së Kovid-19./MIA
Rajon-Botë Për shkak të koronavirusit Gjermania ka refuzuar 196.000 hyrje në vend