Për shkak të gjendjes alarmanta, anulohen të gjitha koncertet e Gold AG

Për faktin e përhapjes së virusit vdekjeprurës është krijuar gjendje alarmante në shumë vende të botës.

Andaj është marrë vendim që të anulohen të gjitha tubimet publike duke mbyllur dhe shkollat.

Emrave të njohur të estradës u janë anuluar koncertet, përfshirë këtu edhe reperin Arian Agushi- Gold AG.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka njoftuar se të gjitha koncertet që janë paraparë të mbahen së fundmi janë anuluar.