Për prodhimin e vaksinës kundër Koronavirusit do të therren 500 mijë peshkaqenë

Gjysmë million peshkaqenë mund të therën për t’ua marrë një përbërës që mund të përdoret kundër koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, “squalene” është një vaj natyral i përpunuar në mëlqinë e peshkaqenëve, është duke u përdorur në disa prej vaksinave që po zhvillohen aktualisht ndaj koronavirusit.

Kjo substancë është duke u përdorur edhe sot në mjekësi, gjë që rrit efektivitetin e vaksinave për krijimin e një reagimi më të lartë imunitar, shkruan metro.co

Gjigani i njohur britanik i barnave GlaxoSmithKline po e ka aplikon këtë përbërës tek vaksinat e gripit të zakonshëm ndërsa ka shtuar se do të prodhonte edhe një milliard doza të vaksinës me këtë vaj.

Sipas raportimeve të huaja, rreth 3 mijë peshkaqenë iu nevojiten shkenctarëve për të nxjerrë një ton squalenë.

Ndersa, një shoqatë e peshkaqenëve në Kaliforni ka deklaruar se duhen afro 250 mijë peshkaqenë për t’ia siguruar gjithë botës një dozë të vaksinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.