Për një karrierë të suksesshme, Dua Lipa dëshiron të ndjek hapat e Madonnas

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, po vazhdon ta shijoj suksesin e saj në muzikë.

Gjatë një interviste të fundit me kantautoren dhe muzikanten Chelcee Grimes në ‘What We Coulda Been’, këngëtarja tha se po e shijon qetësinë mes pandemisë së koronavirusit.

Ndër të tjera ajo ka treguar se dëshiron të ndjek hapat e Madonnas pë një karrierë të suksesshme.

“Unë dua ta bëj atë për aq sa mundem. Dua ta bëj këtë për sa kohë që mundem. Ndjehem sikur Madonna arriti kulmin në moshën 40 ose 45-vjeçe dhe e bëri të albumin më të mirë pop, ajo vazhdon të jetë e tillë. Gratë, ne mund ta bëjmë atë për aq kohë sa duam. Dhe pastaj në një moment do të tërhiqem nga muzika dhe do të filloj të pi sërish duhanin”, u shpreh këngëtarja.