Për momentin pa restrikcione dhe masa të reja, prioritet vaksinimi

Të vaksinohet numër sa më i popullsisë që të fitojmë imunitet kolektiv, të mbrohemi nga llojet e tjera të Kovidit dhe të parandalojmë valë të re. Kjo është tani prioritet kyç, porosit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe mw tej tha se vaksinimi nw terren qw ka filluar dje, do tw vazhdojw edhe sot nw mbi 90 vendbanime

“Gjendja epidemiologjike është e qetë, por theksi duhet të vendoset tek vaksinimi si mekanizëm për mbrojtje. Vaksinimi është mekanizmi i vetëm për rritjen e imunitetit kolektiv dhe parandalimin e ndonjë vale të re. Sigurisht do të ketë lloje të reja të virusit, megjithatë nuk mund të jetojmë me kufizime”, tha Filipçe.