Për herë të parë Senati emëron një afro-amerikan si shef të Forcave Ajrore

General Charles Q. Brown, Jr. testifies on his nomination to be Chief of Staff, United States Air Force before the Senate Armed Services committee May 7, 2020 on Capitol Hill.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri ka votuar aprovimin e gjeneralit Charles Brown Jr. për shef të shtabit të Forcave Ajrore, ku për herë të parë në historinë e SHBA-së emërohet një afro-amerikan në këtë post të lartë të këshillit ushtarak.

Brown u emërua me mbështetjen e 98 votave dhe asnjë kundër, përveç senatorëve Bob Casey dhe Ben Cardin, të cilën nuk votuan.

Më parë, Brown ishte komandant i Forcave Ajrore të Paqësorit, pasuar nga një karrierë mbi tre dekada në Forcat Ajrore.

Përfaqësues nga secila degë e shërbimit ushtarak, ku tani do të shërbejë edhe Brown, këshillojnë presidentin amerikan për çështjet ushtarake.