Për festat e fundvitit, Elita sjell këto pamje të Zërit

Jemi nën tingujt e zërave që po dëgjohen gjithandej, duke thënë se jemi në kohën më të mirë të vitit.

Kohë ku të gjithë i kushtojnë rëndësi festave të fundvitit, e që gjithçka duket për mrekulli, shkruan Kosovarja.

Edhe moderatorja e njohur Elita Rudi, duket se këtë vit ende më shumë është entuziazmuar dhe emocionuar.

Kjo po ndodhë edhe për shkak të djalit të saj Zërit, ku me shumë përkushtim po i realizon fotografitë e tij që po i shpërndan herë pas here në faqen e saj.

Por, nga të gjitha ato që ka realizuar deri më sot për të, duket se më të veçantës dhe më të bukurës i erdhi radha të prezantojë sot.

Është fjala për pamjet e fundvitit, që është kujdesur që Zëri përmes tyre të duket tamam si një princ i vogël dhe shumë i pashëm.

Shikoni edhe ju këto pamje dhe kënaquni me djalin më të ëmbël të estradës. /Kosovarja/