Për dy ditë Kina përfundon spitalin për pacientët me koronavirus

Spitali i parë për trajtimin e koronavirusit në Kinë u hap të mërkurën në një qytet afër Wuhan, pasi punëtorëve dhe vullnetarëve ju deshën vetëm dy ditë për të shndërruar një ndërtesë boshe në një njësi emergjente me 1000 shtretër.

Pacientët e parë me koronavirus u transportuan në Qendrën Mjekësore lokale Dabie Mountain të mërkurën në mëngjes, sipas mediave lokale.

Projekti u përfundua brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit nga ndërmarrjet e ndërtimit, shërbimet komunale dhe policia paramilitare, tha autoriteti i qytetit.

Një spital tjetër ndërkohë është duke u ndërtuar nga e para në afërsi të Wuhanit dhe pritet të përfundojë këtë javë. Edhe ndërtimi i këtij spitali do të përmbyllet në një kohë rekord prej vetëm 7 ditësh.

Më shumë se 6,000 njerëz në të gjithë botën tani konfirmohet se janë infektuar me koronavirus dhe 132 persona kanë vdekur në Kinë.