Për Bleron e dijmë, kjo është dashuria e dytë e Afronës

Çifti i famshëm shqiptar, këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika muaj më parë i dhanë fund beqarisë.

Ata organizuan një nga damat më të mira të vitit me një aheng madhështor dhe unik.

Ndonëse për shkak të karrierës edhe pas martesë po jetojnë sa ndaras sa bashkë, ata vazhdimisht po e shprehin dashurinë ndaj njëri-tjetrit përmes dedikimeve të ndryshme.

Afrona është më e pranishme në rrjetet sociale, derisa publikon imazhe nga aktivitetet ditore, por edhe të tjera.

Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit një imazh të bashkëshortit Blero me qenin e saj, të cilin e do shumë.

Bukuroshja tregon se ka dashuri të madhe për të dy me një mbishkrim të shkurtër: “My babies”, shkruan Afrona krahas imazhit.