Pendarovski: Bullgaria nuk ka ndërmend të na bllokojë në negociatat me BE-në

– Teorikisht, gjithçka është e mundur, por shpresoj se, bazuar në ato që di nga mendimi i presidentit, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, ata nuk kanë ndërmend të na bllokojnë në negociatat me BE-në, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski. Vlerësimi i tij, nga kontaktet dhe informacionet e tij, është se Bullgaria do të luftojë për pozicionin e tyre kornizë, por nuk beson se do të dalë me bllokadë të hapur.
“Nëse ka bllokadë të hapur mes nesh, do të kyçet edhe pala e tretë, kështu që do të përpiqet të jetë dhe ndërmjetësues. Kjo do të duhet të zgjidhet, ju mund ta tërhiqni atë, por në fund të ditës kjo duhet të zgjidhet”
, deklaroi Pendarovski në intervistë për Televizionin 24.
Sa i përket marrëveshjes për fqinjësi të mirë, kreu i shtetit tha se ne kemi të paktën një milion interpretime të ndryshme dhe një tjetër milion në Bullgari. “Kur thashë “nëse ky është parakusht për t’u anëtarësuar në BE, të mos jemi maqedonas që flasin maqedonisht, atëherë pse BE e tillë” , nuk është se ne heqim dorë nga BE. Kjo është thjesht vija e kuqe që duhet të kemi. Ne duhet ta bëjmë atë dhe jam i sigurtë se pas zgjedhjeve do të bëjmë konsensus shtetëror.
Të gjithë mendojnë të njëjtën gjë në këtë pikë” , deklaroi Pendarovski.
Sipas tij, ne kemi qëndrim shtetëror në negociatat me Greqinë, dhe ky është konsensus absolut “se ne jemi maqedonas që flasim maqedonisht”.
Problemi, tha ai, ishte se periudha të caktuara të punës së atij komisioni të përbashkët, filluan të zhvillohen më shumë debate politike sesa debate të historianëve dhe thjesht dilnin pikëpamje të pastra politike.
Sipas Pendarovski, komisionet duhet vazhdimisht të punojnë. /MIA