Pas tre muaj lidhje, Rita Ora i jep fund romancës me aktorin e famshëm

Mes këngëtares së njohur shqiptare, Rita Ora, dhe aktorit të famshëm Rafferty Law, tashmë ka përfunduar gjithçka, shkruajnë mediat e huaja.

Ata ishin në një lidhje dashurie vetëm për tre muaj dhe gjithçka nisi gjatë xhirimeve të filmit “Twist”.

“Unë mund të zbuloj se çifti janë ndarë pas tre muajsh takime me njëri-tjetrin, pasi Rita kaloi shtatë javët e kaluara në Los Angeles duke u rikuperuar pasi i ka operuar bajamet, ndërsa Raff është rikthyer në Londër”, ka thënë një burim për The Sun.

Kjo ishte marrëdhënia e parë e Ritës që kur u nda nga producenti i “Ozzy Osbourne”, Andrew Watt në fillim të vitit të kaluar.