Konjufca ka thënë që ndihet i pikëlluar pas lajmit për tërmetin që goditi Turqinë.
“Shkëlqesia Juaj, Ndihem thellë i pikëlluar nga lajmi i tërmetit që goditi Republikën e Turqisë. Në këto momente të rënda për ju dhe popullin Republikës së Turqisë, në emër të Kuvendit të Kosovës dhe emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ne bashkëndjejmë me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre, familjet e të lënduarve dhe familjet atyre që janë ende të pagjetur. Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme”, ka thënë Konjufca në telegramin e tij.