Pas publikimit të audio incizimit, reagon për herë të parë Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes shkak i publikimit të një audio incizimi ku thuhet se i është drejtuar ish-të dashurit.

Kur të gjithë po e prisnin reagimin e saj, Morena nuk i ka zhgënjyer fansat pasi si me shaka erdhi me një video ku shfaqet provokative pranë të cilës përmend lokacionin.

“Ka mujt me kon video edhe përpara por lokacioni ka qenë i keq, të pasmet e mia janë më të famshme se ti”, ka shkruar ndër të tjera Morena.