Pas një mungese të gjatë Vig Poppa paralajmëron rikthimin

Vig Poppa ka filluar punimet për këngën e re, reperi anëtar i grupit ‘Kaos’ bëri të ditur se shumë shpejt do rikthehet tek publiku me një projekt të ri muzikor.

Ai paralajmërimin e bëri me anë të disa postimeve në Instagram, ku ka ndarë disa skena nga klipi i tij i ri, Vigani nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë se me çfarë date bëhet lansimi.

Kujtojmë se kënga e tij e vetme për vitin 2019 ishte dueti me Don Phenom, ‘Haram’ këngë kjo që numëron mbi një milionë klikime në Youtube.