Pas lajmeve të shtatzënisë, Çiljeta thotë se nuk e kanë shënuar ende penalltinë

Çiljeta hapi sytë këtë mëngjes me lajmet për një shtatzëni të saj, për çfarë ajo dha komentin e saj përmes një postimi të bërë.

Ajo tha se nuk ka ende një gjë të tillë, dhe premton se lajmin për një shtatzëni do ta ndajë edhe me ndjekësit e saj.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur”, shkruan ajo.