Zelanda e Re e cila me masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit të ri arriti të “shpallë” fitore ndaj Covid-19 me zero rastet, pas 25 ditëve tashmë ka konfirmuar dy raste të reja.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se është konfirmuar prania e Covid-19 tek dy gra të moshave 30 dhe 40-vjeçare nga e njëjta familje, që kanë ardhur në Zelandën e Re nga Britania më 7 qershor.
Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, Dr. Ashley Bloomfield, tregoi se gratë kanë udhëtuar nga Britania në Doha të Katarit e prej atje nga qyteti Brisbane i Australisë dhe se mbahen nën karantinë.
“Raste të reja nuk ishin ajo që shpresonim por në të njëjtën kohë ishte diçka që prisnim dhe ishim të përgatitur”, tha Bloomfield.
Në Zelandën e Ze gjithsej janë konfirmuar 1.506 raste me koronavirusin e ri ishin infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.482 janë shëruar ndërsa 22 kanë humbur jetën.
Javën e kaluar, më 8 qershor, autoritetet shëndetësore kishte njoftuar se të gjithë pacientët me Covid-19 janë shëruar.