Partneri i Arbana Osmanit flet për fëmijën që po presin

Njëra ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Arbana Osmani, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës me partnerin e saj të ri.

Në emisionin “E Diell” në Top Channel një hapësirë të veçantë i është kushtuar sportit me rubrikën “E Diella Proces”. I ftuar, ishte regjisori i emisionit “Dua të Bëj të Lumtur”, Eduard Grishaj.

Eduardi është partneri i moderatores së njohur Arbana Osmani. Çifti para disa ditësh zbuloi se janë në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhen prindër.

Nëse do të jetë vajzë, Eduardi dëshiron që të bëhet regjisore, njësoj si ai. Ndërsa nëse është djalë, ai do të kishte dëshirë të bëhej futbollist.