Partitë akoma taktizojnë me listat e deputetëve

Brenda partive politike, por zhvillohet garë mes anëtarëve dhe funksionarëve partiak për bartës të listave dhe kandidatë për deputetë. Shpërndahen një sërë lajmesh për bartës të listave të BDI-së në njësitë zgjedhore një dhe dy. Ndër më të përmendurit ishin nënkryetari i partisë Izet Mexhiti dhe zv/kryeministri Bujar Osmani, ministri i Arsimit, Arbër Ademi, mjeku Ilir Hasani, por edhe eksponentë të tjerë partiak si: deputeti Ejup Alimi, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana, Ardian Muça e të tjerë. Bujar Osmani ka shpjeguar se në media ka pasur keqinterpretime, pasi sipas tij në BDI nuk parashikohet se degët kanë të drejtë të propozojnë bartës të listave.

Kishte një keqinterpretim dje. Me rekomandim të partisë degët e BDI-së deri sot duhej të propozojnë emra për kandidat për deputet, të cilët pastaj partia do i nënshtron anketimeve, vettingut analizave dhe pastaj vendimin kush do të jetë bartës, i dyti, i treti e merr kryetari i partisë me struktura të partisë. Ashtu që lajmet e djeshme në disa media se degët kanë propozuar bartës të listave është i gabueshëm- deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI

Nga BDI tashmë dihet vetëm se bartës liste do të jetë kryetari i saj, Ali Ahmeti në njësinë e gjashtë zgjedhore. Gjatë nënshkrimit të koalicionit me Alternativën, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela deklaroi se do ta sfidojë kreun e BDI-së, në cilën do zonë Ahmeti dëshiron të garojë.

Natyrisht që fjalën e fundit e ka kuvendi qendror i çdo partie kur t’i përpilojmë listat por unë e sfidoj jo për zonën gjashtë, në mënyrë që mos e kemi këtë problemin e shumë partive politike, unë e sfidoj z. AliAhmeti ku të dojë, n’daç në njësh, n’daç në pesëshe- tha ZiadinSela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Afrim Gashi, kreu i Alternativës do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 2, ndërsa nga Lëvizja BESA thonë se e sigurt është që kryetari i partisë, Bilall Kasami do të prijë listën në njësinë e gjashtë. Bartësit e listave nuk dihen edhe tek partitë maqedonase. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski i pyetur, se a do të jenë bartës listash edhe Milloshovski, Siljanovska, MizrahieDurllovska, u shpreh se kjo do të dihet në fillim të marsit.

Në periudhën mes 1 dhe 5 marsit do të bëhen të ditur bartësit, ndërsa një javë pas edhe listat për deputetë- tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa nga LSDM-ja në pushtet thonë se deri më datën 10 mars do të organizojnë kongres partiak, në të cilin do të shpalosen bartësit e listave dhe kandidatët tjerë për deputetë.