Paris, rifillojnë fluturimet në aeroportin Orly

Aeroporti parizian i Orlyt rinisi sot punën me fluturimin e parë me destinacion Portugalinë, pas rreth tre muajve ndërprerje për shkak të bllokimit të tranportit ajror si pasojë e pandemisë.

Një avion i kompanisë me kosto të ulët “Transavia” u ngrit në orën 06:25 duke shënuar rikthimin në qiell të fluturimeve tregtare të aeroportit në jug të Parisit, i cili ishte mbyllur më 31 mars në mbrëmje.

Për gati tre muaj, të gjitha fluturimet tregtare që niseshin nga kryeqyteti ishin rigrupuar në Paris-Charles de Gaulle, aeroporti i parë parizian i vendosur në veri të qytetit, për të racionalizuar kostot e operimit.

Rifillimi i trafikut do të jetë shumë i ngadaltë. Sot në Orly janë parashikuar rreth 70 avionë nga një mesatare prej 600 në kohë normale.

Rreth 8 000 pasagjerë priten sot, më pak se 10% e trafikut të zakonshëm prej 90 000 pasagjerësh në ditë mesatarisht në këtë aeroport.