Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, dhe me vranësira dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në male me reshje të borës.

Përgjatë Vardarit dhe në lindje do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 5 deri më 11 gradë.