Parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 33 gradë Celsius.

Edhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil dhe i ngrohtë. Prej nesër do të fryejë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht erë e përforcuar kryesisht nga drejtimi perëndimor. Të shtunën do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, vende-vende temperaturat do të jenë më të ulëta për disa gradë.