Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 22 deri 29 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira.