Parashikimi i motit

Moti paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Pasdite kryesisht në lindje dhe verilindje të vendit do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 5 deri me 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup, paradite mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, bubullimave dhe erës së përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 14, ndërsa ajo gjatë ditës do të arrijë deri në 30 gradë.

Nga e hëna pason periudhë e motit të ndryshueshëm dhe vranësirave, rreth mesditës dhe pasdite në më shumë vende jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar. Proceset lokalisht do të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm në kohëzgjatje të shkurtë dhe paraqitje të breshrit.