Parashikimi i motit

Moti paradite do të jetëme vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët lokal në lindje të vendit. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor dhe verior, veçanërisht e shprehur rreth Vardarit ku do të jetë në interval prej 6 deri në 12 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite kryesisht me diell. Do të fryejë erë e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 9 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.