Parashikimi i motit

Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në disa vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Stabilizim i motit paralajmërohet nga e mërkura.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri 26 gradë Celsius. Në Shkup temperatura do të lëviz prej 12 deri 24 gradë.