Paralajmërohet debakël i Ligjit për gjuhën në Komisionin e Venecias, Osmani fajin mundohet ta hedh tjetër kund!?

Plenumi i Komisionit të Venecias i përbërë nga përfaqësues të rreth 60 shteteve të botës do të shqyrtoj sot pasdite ligjin për përdorimin e gjuhëve. Qeverinë e Maqedonisë e përfaqëson Bujar Osmani, figurë e shquar që para ca kohe ka nënshkruar vendimin qeveritar për lejimin e hapjes së 25 bastoreve.
Në postimin e tij në facebook, ai thotë se do argumentoj “qëndrimin se PËRDORIMI I DYGJUHËSISË NË BANKNOTA DHE NË UNIFORMË TË USHTRISË është praktikë në disa vende të botës dhe së është e shëndetshme edhe për vendin tone”. Mirëpo mes rreshtash si duket paralajmëron debakël, duke u munduar që fajin të ja hedhë “sjelljes destructive” të përfaqësueses së Maqedonisë në Komisionin e Venecias, e cila është emëruar atje gjatë kohës sa është BDI në pushtet.
“Argumentet për nevojën e ligjit, dispozitat konkrete dhe implementimin e tij janë bërë në koordinim me ekspert vendor dhe rajonal. Respekt për bashkëpunimin e deritanishëm dhe punën e Komisionit por zhgënjim për pozicionin dhe rolin destruktiv të përfaqësueses nga Maqedonia e Veriut në Komisionin e Venecias!”, ka vazhduar Osmani.
Dhe për me ba punën krejt m…jalt, ky ish ministër në qeverinë e Nikolla Gruevskit, ka përdorë vargje të Naim Frashërit për të mbuluar një dështim të paralajëmruar.
“Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!”, shkruan ai në fund të postimit.