Adelina Tahiri gjithmonë është admiruar për pamjen e saj dhe bukurinë që e posedon.
Çdo paraqitje e saj lë nam në mediet rozë, duke u komentuar gjithmonë për çdo lëvizje.
Tani koha e verës dhe thuajse të gjitha fytyrat publike kanë nisur ditët e pushimit në bregdet ku publikojnë foto të ndryshme duke treguar se po kënaqen me familjarët e tyre.
Kësaj radhe Adelina është zënë keq nga paparazit duke ia publikuar një imazh në të cilin shihet trupi i saj, e cila zhgënjen në krahasim me publikimet e saj.
Duket se Adelinës nuk i bëhet vonë, pasi e ka ripostuar në Instagram duke e shkruar se kjo foto është bërë nga Paparazit.
Ajo e bëri të ditur se nuk ia ndien dhe është e lumtur për linjat që posedon.