Papa Françesku rezulton negativ në testin e koronavirusit

Papa Françesku i cili për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore kishte anuluar aktivitetet e tij, raportohet nuk është i infektuar me coronavirus, shkruan e përditshmja italiane Il Mesaggero.

Zëdhënësi i Vatikanit, Mateo Bruni nuk ka dashur të komentojë këtë. Por prej ditësh me temperaturë dhe kollitje, Papa kishte bërë testet që në fund kanë rezultuar të jenë negative.

Ditë më parë gjatë meshës së mbajtur Papa ishte parë dhe filmuar duke teshtitë dhe kollitur, pasi ishte përqafuar dhe ua kishte shtrënguar duart dhjetëra personave.

Megjithatë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai kishte anuluar disa aktivitete.