Papa Françesku ka bërë thirrje për solidaritet botëror pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë mesazhit tradicional të së dielës, ai tha se askush nuk duhet të lihet prapa gjatë procesit të këndelljes dhe se tani është koha për ta luftuar padrejtësinë në botë, sepse ajo e rrezikon shëndetin e tërë njerëzimit.
“Tani kur mezi po e presim një këndellje të ngadalshme dhe të vështirë nga pandemia, ekziston rreziku që t’i harrojmë ata që janë lënë prapa”, tha Papa.
“Rreziku është që pastaj ne të përfshihemi nga një virus edhe më i rëndë, atë të indiferencës së koprracisë. Ky virus përhapet përmes mendimit që jeta është më e mirë, nëse ajo është më e mirë për mua dhe se gjithçka do të jetë në rregull, nëse është në rregull për mua”, shtoi ai.
Ndryshe, Vatikani deri më tani i ka shënuar tetë raste të infektimit me koronavirus, por asnjë rast të vdekjes, shkruan “The Guardian”.