Pandemia dhe protestat, Putin thotë se SHBA-ja është në krizë të thellë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka përshkruar Amerikën si një shtet racist dhe të dhunshëm, si dhe paralizuar për shkak se kundërshtarët e e presidentit Donald Trump, po refuzojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.

Të dielën, presidenti rus tha se “SHBA-ja është në një krizë të thellë të brendshme për shkak të racizmit dhe dhunës që po shkaktohet”.

Për herë të parë që kur pandemia kaploi Rusinë, dhe numri i të infektuarve dhe i të vdekurve rritej për çdo ditë, ai dje foli, por jo për ndikimin e pandemisë në Rusi, por krizën e brendshme të SHBA-së, që sipas tij, ajo ka ndjellur racizmin brenda në popull në çdo shtet të Amerikës.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia gjithmonë kishte një simpati për luftën afro-amerikane, që zhvillohej në shekullin e kaluar për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

“Kur protestat shnëdrrohen në mashtrime, sakatime, unë nuk shoh asgjë të mirë aty”, u shpreh Putin.

Ndërkaq, sa i përket koronavirusit në Rusi, edhe pse është vendi i tretë me më së shumti në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit, Putin tha se ai e ka nën kontrollë situatën.