Pamje të tmerrshme nga zjarret apokaliptike në Australi

Pamje të tmerrshme nga zjarret apokaliptike në Australi. Bilanci i zjarreve që kanë shkrumbuar pjesë të tëra të Australisë, është katastrofik për kafshët e ndodhura në ato zona. Raportet në media tregojnë se prej flakëve mund të jenë shfarosur gjysmë miliardë kafshë. Gati 480 milionë gjitarë, zogj dhe zvarranikë janë zhdukur që prej intenstifikimit të zjarreve në muajin shtator, thonë burime nga Universiteti i Sidnejt, madje sipas tyre, shifra mund të jetë edhe më e lartë se kaq. Përllogaritjet bazohen në një raport të vitit 2007 nga Fondin Botëror i Jetës së Egër, i cili dilte në përfundimin se pastrimi i rreth 600 mijë hektarëve pyje do të rezultonte me vdekjen e 104 milion vertebrorëve autoktonë përmes humbjes së ushqimit dhe strehimit.